24 Prill 2024

Në Gjilan, gjithçka gati për fillimin e transportit ndër-urban

Gjilan, 29 maj - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri bashkë me nënkryetarin Arbër Ismajli, kanë pritur në takim përfaqësues të shoqatës së transportit të udhëtarëve “Anamorava”, të cilët përfaqësoheshin nga kryetari i saj, Rexhep Sejdiu.

Në këtë takim u konfirmua se Komuna e Gjilanit bashkë me ndërmarrjen Stacioni i Autobusëve dhe operatorët, janë të gatshëm për të filluar me operimin e transportit ndër-urban.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pohoi se janë në pritje të subvencionimit nga ana e Qeverisë për kompanitë e transportit të udhëtarëve, passi sipas tij, ata po përballen me vështirësi në operim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)