29 Mars 2024

Në 2018, në Kosovë janë të regjistruara 343 631 mjete motorike dhe jomotorike

Prishtinë, 30 janar - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për TM4 2018,  me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor, dhe Telekomunikimin.

Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport. Në tremujorin e katërt të vitit 2018, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte 33 mijë.

Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2017), numri i udhëtarëve është rritur për 31.68%.

Transporti i mallrave me tren në tremujorin e katërt (TM4 2018) ishte 213 mijë tonë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitin të kaluar (TM4 2017), ku ka një rritje për 11.19%.

Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e katërt të vitit 2018, kemi pasur 1 862 fluturime  ose 13.12% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2017).

Kurse, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori ishte rreth 500 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2017), ku ka një rritje për 19.63%.

Në vitin 2018, në Kosovë janë të regjistruara 343 631 mjete motorike dhe jomotorike, në raport me vitin 2017, ku ka një rritje për 2.75%.

Sipas të dhënave të prezantuara, në vitin 2018 në territorin e Kosovës ka 2 074.7 km rrugë, ku në kategorinë e rrugëve autoudhë ishin 6%, rrugë nacionale 31%, ndërsa 63% janë rrugë rajonale.

Bazuar në kërkesën e Eurostat-it, duke filluar nga tremujori i dytë i vitit 2018 (TM2 2018), publikimi ka pësuar  disa ndryshime në pjesën e telekomunikimit, duke përfshire të dhënat edhe nga operatorë të tjerë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)