23 Tetor 2021

MPB administron 6375 targa të përkohshme në pikat kufitare me Serbinë

Prishtinë, 23 shtator - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se gjatë periudhës 20 - 22  Shtator, Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 6375 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës nga 20 shtator nuk po lejon që veturat me targa të Serbisë të hyjnë në territorin e Kosovës.

Në këtë mënyrë, qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet në targa të automjeteve me Serbinë.

Deri tash, Serbia nuk ka lejuar veturat me targa të Kosovës të hyjnë në Serbi, por u ka vendosur targa të përkohshme.

Të njëjtën gjë po e bën edhe Kosova, ku autoritetet në Kosovë po vendosin në veturat me targa të qyteteve të Serbisë, regjistrime të përkohshme për qarkullim brenda në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021 - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)