18 Prill 2024

Ministri Rexhepi përuroi QKRC-në në komunën e Parteshit

Prishtinë, 3 maj - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi bëri sot përurimin e Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil në komunën e Parteshit.

Në këtë ceremoni përuruese, ministri Rexhepi tha se kjo Qendër i plotëson të gjitha kushtet për qytetarët e Parteshit, në pajisjen e tyre me dokumentet civile dhe me këtë rast potencoi rëndësinë e pajisjes me këto dokumente për të gjithë qytetarët të Parteshit.

Ministri Rexhepi gjithashtu premtoi se shërbimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të jenë të shpejta dhe cilësore për të gjithë qytetarët e këtij vendi.

“Sot kishim kënaqësinë të bëjmë inaugurimin e Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil në Partesh. Në këtë Qendër kushtet për personel janë shumë të mira dhe shpresoj se edhe qytetarët do të jenë shumë të kënaqur me shërbimet që do t’i bëjë personeli i MPB-së”, tha ministri Rexhepi.

Ndërsa kryetari i Kuvendit Komunal të Parteshit, Nenad Cvetkovic, tha se hapja e QKRC-së në këtë komunë është një hap pozitiv në çështjen e integrimit të komuniteti serb si dhe “lehtëson shumë procedurën e pajisjes me dokumente civile, sepse deri më tani banorët e Parteshit është dashur të shkojnë në komunën e Gjilanit për tu pajisur me dokumentet e tyre”.

Ministri Rexhepi gjithashtu pati një takim me banorët e fshatit Pasjan të komunës së Parteshit, ç’rast bisedoi për sigurinë dhe lirinë e lëvizjes që i ofrohet këtyre banorëve nga ana e organeve të rendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)