18 Prill 2024

Ministri Rexhepi mbajti takimin e nivelit të lartë për Sigurinë Ajrore

Prishtinë, 14 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thirrur sot në takim nivelin e lartë për Sigurinë Ajrore me temën e diskutimit: “Të gjeturat nga Auditimi i bërë për kualitetin dhe kontrollin e sigurimit të aviacionit civil”.

Ky Auditim është realizuar nga data 14 deri 23 shkurt nga ekipet e përbashkëta të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

Auditimi ka pasur për qëllim vlerësimin e zbatimit të Programit Kombëtar i Sigurimit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Në këtë takim të sotëm u shqyrtua raporti në fjalë dhe u morën këto konkluzione:

1. Që kualiteti i kontrollit të sigurimit të aviacionit civil është me interes vital, sepse me Marrëveshjen për Hapësirën e Përbashkët Evropiane të Aviacionit, sigurimi i aviacionit civil është njëri prej kritereve të rëndësishme të kësaj marrëveshje si dhe interes për sigurinë e pasagjerëve, operatorëve dhe bagazheve.

2. Zbatimi i kritereve të Marrëveshjes për Hapësirën e Përbashkët Evropiane të Aviacionit është shumë me rëndësi. Tashmë jemi ndër më të suksesshmit në rajon për përmbushjen e kritereve dhe se përmirësimi i të gjeturave nga raporti do të forcojë pozitën e Republikës së Kosovës për fazën e dytë të Marrëveshjes për Hapësirën e Përbashkët Evropiane të Aviacionit.

3. Nga nesër inspektorët do të bëjnë vizita të rregullta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për të parë ecurinë e zbatimit të rekomandimeve të dala nga Auditimi.

4. Ministri i Punëve të Brendshme do të nxjerrë vendimin sipas ligjit për aviacionin civil, për themelimin e Komitetit Kombëtar të Sigurimit te Aviacionit Civil, si dhe është marrë obligim për të rishikuar Programet Kombëtare të Sigurimit të Aviacionit Civil.

Sipas Ligjit mbi Aviacionin Civil, Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjëse për vendosjen dhe ruajtjen e sigurimit të aviacionit civil në Republikën e Kosovës. MPB është përgjegjëse për zhvillimin, implementimin dhe mbikëqyrjen e Programit Kombëtar të Sigurimit të Aviacionit Civil.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)