28 Mars 2024

Ministri i Jashtme i Sllovenisë dhe ai Kosovës vizitojnë IPKO-në

Prishtinë, 13 mars - Operatori më i qëndrueshëm i shërbimeve mobile dhe fikse në Kosovë, IPKO, ka mirëpritur  në zyrat e saj Ministrin e Jashtëm të Republikës së Sllovenisë, Karl Erjavec dhe Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.

Drejtori Ekzekutiv i IPKO-së, Robert Erzin ka prezantuar zhvillimin e IPKO-së, që prej themelimit të saj, duke cekur se qysh në vitin e parë të hyrjes në tregun kosovar, IPKO Telekomunikimet është bërë operatori i dytë i telefonisë, me rritjen më të shpejtë në të gjithë Evropën. IPKO është prezent në zonat urbane dhe rurale dhe mbulon 90 përqind të vendit me shërbime fikse dhe mobile dhe është lider në prezantimin dhe implementimin e teknologjive moderne në Kosovë, siç janë 3G dhe 4G.

“IPKO është investitori më i madh i huaj në Kosovë, me një investim prej 320 milionë eurosh. Megjithëse ka një numër të madh sfidash në tregun kosovar, IPKO ka arritur të dyfishojë numrin e përdoruesve në afro një milion dhe ka një pjesë të madhe të tregut (40 përqind të tregut të telefonisë), në më pak se dhjetë vjet. IPKO është kompani që udhëheq me teknologjinë dhe zgjidhjet inovative, duke shtrirë rrjetin më të zhvilluar 4G në rajon”, ka thënë Erzin.

IPKO si investitori më i madh i huaj në Kosovë punëson më shumë se 600 persona dhe mbi 3000 kontraktorë dhe distributorë në të gjithë Kosovën.

 Për dhjetë vjet, IPKO ka investuar 320 milionë euro në shërbimet fikse dhe mobile dhe vazhdon të zgjerohet. Më 2017, IPKO ka fituar edhe çmimin e një prej taksapaguesve më të mirë të vendit, duke qenë kontribuues i drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike të vendit.

“Me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Pacolli, kemi biseduar në kuadër të Komisionit Bilateral për Fuqizimin e Bashkëpunimit midis Sllovenisë dhe Kosovës se si mund ta përforcojmë këtë bashkëpunim. IPKO është shembulli më i mirë, se si mund të zbatohet dhe fuqizohet ky bashkëpunim. Ne do ta marrim shembull IPKO-në, që këtë bashkëpunim ta zgjerojmë edhe në fusha të tjera si energji, bujqësi, arsim etj”, ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme Sllovene, Erjavec.

Ndërsa, Ministri i Jashtëm Kosovar, Behgjet Pacolli tha se IPKO është shembulli më i mirë i mundësisë dhe punës. ”Duke qenë se Sllovenia ka krijuar këtë mundësi, Kosova është ajo që e ka zgjeruar këtë mundësi përmes punës dhe kjo është në të mirë të të dyja vendeve”, ka thënë Ministri i Jashtëm Kosovar, Pacolli .

IPKO udhëheq me zhvillimin dhe inovacionin në Kosovë dhe kujdeset për zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit.

Për një dekadë, IPKO ka kontribuuar përmes donacioneve dhe sponsorimeve në çështjet që ndërlidhen me të rinjtë dhe fëmijët, siç janë sporti, kultura, arsimi dhe së fundi ka mbështetur edhe sektorin e shëndetësisë dhe bujqësisë.
 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)