28 Mars 2024

Ministri Aliu priti në takim ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi

Prishtinë, 6 prill - Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të shoqëruar nga sekretarja e parë e ambasadës, znj. Klodiana Karaj, e priti sot në takim ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, bashkë me shefen e kabinetit të tij, znj. Rineta Jashari, dhe asistenten ekzekutive, Lirika Komoni.

Ambasadori, Minxhozi, e uroi ministrin Aliu për detyrën e re, dhe i dëshiroi sukses në punën e tij.

Duke nënvizuar rëndësinë e kësaj ministrie për mjedisin dhe infrastrukturën, ai tha se pret vazhdim të bashkëpunimit mes dy shteteve tona, e sidomos në projekte që lehtësojnë lëvizshmërinë e komuniteteve lokale që jetojnë në pjesën ndërkufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministri Aliu e falënderoi për vizitën dhe urimin, si dhe ndau bindjen e tij që bashkëpunimi mes dy vendeve tona sa i përket çështjeve që lidhen me mjedisin dhe infrastrukturën vetëm sa do të shtohen në të ardhmen.

Projektet që lehtësojnë lëvizshmërinë, jetën e qytetarëve, dhe njëherazi ndihmojnë në menaxhim më të mirë të mjedisit, dhe zhvillimin e qëndrueshëm do ta kenë vëmendjen tonë të plotë, theksoi ministri Aliu. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)