25 Prill 2024

Ministri Aliu inspekton punimet në autostradën Gjilan-Prishtinë

Gjilan, 2 nëntor - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi, kanë inspektuar sot punimet në autostradën Gjilan-Prishtinë dhe rrugën Gjilan-Bujanoc.

Kryetari Hyseni tha se me punë e angazhim të përbashkët mes nivelit lokal dhe qendror, po ia rikthejmë Gjilanit vëmendjen e merituar!

“Rreth 27 milionë euro të ndara për autostradën e Gjilanit për vitin 2023 nga MMPHI dhe 3.2 milionë euro në total për zgjerimin e rrugës Gjilan-Bujanoc, do të shtyejmë përpara këto dy projekte, me përfundimin e të cilave do të krijohet infrastrukturë moderne dhe do të lehtësohet dukshëm jetesa e banorëve të Gjilanit dhe komunave përreth”, ka thënë kryetari Hyseni.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)