05 Qershor 2020

MI dhe Komuna e Komuna e Prishtinës nënshkruajn marrëveshje mirëkuptimi

Prishtinë, 22 maj - Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, sot ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Objekt i këtij memorandumi është realizimi i projekteve infrastrukturore, si Gjelbërimin dhe ndriçimin e urës në hyrje të qytetit të Prishtinës lagjja “Veterniku”; ndërtimin e mbikalimit për këmbësorë në lagjen “Veterniku” dhe përfundimin e rrugës nacionale N2, segmenti rrugor Prishtinë, Veternik.

Financuese e këtyre projekteve është MIA me shumën prej rreth 1 milion e 500 mijë euro.

Ky bashkëpunim ka për qellim ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe bizneseve të Republikës së Kosovës.

Kryetari Ahmeti, ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të ministrit Abdixhiku, në përfundimin dhe realizimin e projekteve për Prishtinën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)