21 Korrik 2019

Mbi 90% e numrave “Sim to Sim” dhe vjedhjet në trafik nga Z-mobile

Prishtinë, 12 korrik - Me 12 korrik të vitit që shkoi Kuvendi i Kosovës me propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe të LDK miratoi rezolutën për Telekomin dhe masat qe qeveria si aksionari i kësaj ndërmarrje publike, ARKEP, Auditori dhe Prokuroria duhet të merrte për të parandaluar dëmet e mëtejshme.

Për këtë rezolutë dhe shpërfilljen e saj foli sot në konferencë për media drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca.

Rezoluta i përmban 12 pika. Nga to vetëm një pikë është përmbushur. Pika ku kërkohet raporti i Auditorit të përgjithshëm.

Ai raport u bë publik në afatin më të fundit, pra në fundin e muajit qershor. Dhe siç pritej në atë raport sipas Konjufces paraqiten një seri shkeljesh të cilat Auditori nuk duhet të hezitoj, nëse ende nuk i ka dërguar, në Prokurori.

"Po ashtu jemi duke ndjekur me shumë vëmendje veprimet e vendimet lidhur me shkëputjen e kontratës famëkeqe me Z-mobile."

"Ende menaxhmenti dhe Qeveria, nuk po shprehen në mënyrë të qartë lidhur me këtë temë. Ata kanë lënë derë të hapur për mundësitë që të ripërtërihet kjo kontratë. Çka do të ishte fatale për Telekomin e Kosovës, dhe ndikimin që dëmtimi i kësaj ndërmarrje strategjike ka në të gjithë sektorin e komunikimeve elektronike dhe në ekonomine e vendit", ka thënë Konjufca.

Nuk ka qytetar në Kosovë që nuk është tashmë i njoftuar me dëmet që i janë bërë në mënyrë të orkestruar Telekomit. Si dhe me qendrimet plotësisht kompromentuese të vet Qeverisë aktuale dhe qeverive prej shpalljes së pavarësisë.

Po ashtu prej dy muajsh është themeluar komisioni hetimor parlamentar nga i cili çdo javë i gjithë publiku në Kosovë po dëgjon e sheh fakte e dëshmi që na vërtetojnë pikë për pikë të gjitha deklarimet e qendrimet tona lidhur me krimin e organizuar që ka mbërthyer këtë sektor dhe implikimin e drejtuesve të lartë të vendit.

Sjellja me Rezolutat e Kuvendit dhe mospërfillja me përpikmëri e tyre nga Qeveria e Kosovës sipas Konjufces është një sulm i papeprecedentë ndaj funksionit themelor të Kuvendit.

"Nuk ka asnjë justifikim as kushtetues, as ligjor, as politik, as moral e përfaqësues që i lë shteg ndonjë qeverie që të zgjedhë të moszbatojë rezolutat e Kuvendit. Sikundër qeverisë nuk i lejohet të jetë selektive që të zgjedhë ajo vet se cilat rezoluta i përfill e cilat jo."

Konjufca po ashtu tha gjatë konferencës se në raportin e auditorit, gjetja më e rëndësishme lidhet me praktikën “Sim to Sim” dhe vjedhjet në trafik.

Ai ka thënë se mbi 90% e numrave që e zbatojnë këtë praktikë vijnë nga operatori MVNO5, pra janë numra të ‘Z-mobile’.

Konjufca konsideron se në kontratën mes ‘Z-mobile’ dhe Valës se nëse gjindet nje praktikë e tillë, Vala, pra Telkomi, ka të drejtë ta shkëpusë kontratën me këtë operator.

Sipas tij do të thotë se Qeveria tashmë i ka të gjitha argumentet për ta shkëputur një kontratë të tillë, e ka rezolutën në fuqi e cila është miratuar prej shumicës së deputetëve, i ka gjetjet e auditorit për shkeljet që i ka bërë vetë ‘Z-mobile’.

"Modeli që qeveria e Kosovës e ka aplikuar për Telekomin është ky që e shihni. Telekomi është shfrytëzuar që prej tij të përfitojnë shumë qarqe. Prej Telekomit ka përfituar Monako, ‘Z-mobile’, prej Telekomit ka përfituar sidomos PDK, AAK, Nisma si dhe grupe të tjera. Vetëm Kosova nuk ka përfituar nga Telekomi. Sepse Telekomi është i zhyrtur në borxhe."

"Të gjithë këta po përfitojnë miliona, kurse Telekomi është në borxhe. Këto parti e grupe kanë pasur plane për punësim partiak përmes Telekomit, por askush në Kosovë nuk e di se a ka pasur ndonjë plan qeveritar se si të zhvillohet Telekomi. Për shkak të këtyre praktikave shkatërrimtare e kemi këtë gjendje që e kemi. Tani ekziston vetëm një plan, ai i privatizimit të Telekomit, dhe aty pret një radhë tjetër e korrupsionit."

"Edhe një herë bëjmë thirrje për zbatimin e rezolutës, ndërprerjen e kontratave të dëmshme, si ajo me Zmobile dhe hetimin e hollësishëm nga prokuroria", theksoi Konjufca.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 korrik 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Afër Teqes së Madhe të Halvetive, Rahovec, ora 11:00)

- Mbahet dita e dytë e Prishtina Gastronomy Festival i cili ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit hap ofertat e shitjes se aseteve përmes likuidimit nr.49. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Kampistët e Kampit Ndërkombëtar vizitojnë Muzeun Etnologjik. (Muzeu Etnologjik i Kosovës, Rruga “Zija Prishtina”, Prishtinë, ora 18:30)

- Festivali Ndërkombëtarë i Filmit të Animuar - Anibar orgsnizon ceremoninë mbyllëse, ku edhe do të bëhen publik fituesit e garave të katër kategorive. (Kinema e hapur në qënder të qytetit të Pejës, Kinemanë “Urban”, ora 20:00)