29 Mars 2024

MAT Airways, synon tregun kosovar

Shkup, 17 gusht - Me investime prej disa miliona euro dhe çmime për 15 deri 20 për qind më të lira të biletave, kompania ajrore MAT Airways, paralajmëroi hapjen e linjave të reja çarter, nga Shkupi drejt qyteteve kryesore të Evropës.

Sipas drejtuesit të kësaj kompanie me kapital 100 për qind serb, synim i tyre kryesor për të ardhmen është hyrja në tregun kosovar, ndërsa për 3 apo 4 vite planifikojnë të bëhen kompani kombëtare në Maqedoni, e cila do të ofrojë shërbime të rregullta për qytetarët e vendit.

“Tregu në Maqedoni ka nevojë për një kompani kombëtare dhe mendoj se tani është momenti për një kompani të tillë. Mund të them se në këtë mënyre ne do ta përfshijmë edhe tregun kosovar në trafikun ajror, i cili është i madh dhe i rëndësishëm për ne”, tha  Danijela Pusara, drejtoreshë e Marketingut në MAT Airways.

“Qëllimi ynë është të jemi më të mirët në avio-biznes. Ngadalë por sigurt të arrijmë në maje të trafikut ajror në Maqedoni.  Të jesh kompani cilësore dhe të krijohet besimi tek udhëtarët, sigurisht ka çmim të vetin. Për këtë qëllim neve na nevojitet partner strategjik me qëllim që të mbijetojmë  në afat më të gjatë”, deklaroi Zoran Milevski, drejtor i kompanisë MAT Airways.

Kjo kompaninë ajrore planifikon blerjen e disa aeroplanëve të ri, me qëllim që të jenë më konkurrent në tregun vendas dhe rajonal, gjë për të cilin do të ofrojnë pako të reja për fluturime në të gjitha destinacionet botërore.

“Plani jonë është rritja e numrit të aeroplanëve. Kemi menduar blerjen e një Boingu të tipit 737, por gjithsesi deri në fund të vitit do të blejmë edhe një aeroplan të ri”, deklaroi Danijela Pusara, drejtoreshë e Marketingut në MAT Airways.

Ardhja e kompanisë serbe në Maqedoni dhe themelimi i kompanisë së re ajrore MAT Airways nuk kaloi pa probleme, sepse kompanitë të cilave kompania e falimentuar MAT u kishte borxhe, mendonin se pas kompanisë së re qëndrojnë pronarët e vjetër. Megjithatë pas dëshmive të ofruara nga pronarët e ri, të gjitha problemet u tejkaluan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)