18 Prill 2024

Lufthansa në grevë, anulohen dy të tretat e fluturimeve

Berlin, 21 shkurt - Në konfliktin e tarifave në shoqërinë ajrore gjermane të fluturimeve Lufthansa qëndrimet e palëve mbeten të ndryshme një ditë para fillimit të grevës së planifikuar për ditën e hënë.

Megjithatë të dyja palët shfaqën gatishmërinë  e tyre për bisedime. Por kushtet e ofruara nga shoqëria ajrore për rifillimin e negociatave u refuzuan nga shoqata e pilotëve Cockpit.

Lufthansa është e gatshme për dialog, në qoftë se Cockpiti heq dorë nga kërkesat, që e drejta e tarifave të zbatohet edhe në sipërmarrjet bija të koncernit në vendet jashtë Gjermanisë.

Cockpiti me rreth 4.000 pilotë ka paralajmëruar se do të fillojë grevat prej ditës së hënë deri të enjten. Si pasojë e grevës së paralajmëruar katërditore do të anulohen dy të tretat e fluturimeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)