29 Mars 2024

London Capital Markets ofron kredi prej 400 milion euro për PTK

Prishtinë, 17 gusht - Kompania “London Capital Markets”, i kanë shkruar një letër biznesmenit dhe presidentit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli që i kërkojnë ndërmjetësimin në mes kësaj kompanie dhe Qeverisë së Kosovës.

Këtë letër e bëri publike zënevdëspresidentja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila.

Në letër shkruan: “Z. Pacolli në bazë të diskutimeve tona paraprake, kemi kënaqësinë të kërkojmë nga ju që të flisni me Qeverinë e Kosovës në bazë të kritereve të mëposhtme.

"Në qoftë se Qeveria ka një interes për të diskutuar me ne në lidhje me një kredi për PTK-në bazuar në këto kushte ne do të dërgojmë menjëherë menaxherin tonë për të biseduar me autoritet përkatëse”.

Kusari-Lila tha se kjo kompani do të ofrojë një kredi të mirë për PTK-në. “Kjo kompani do të jep një kredi prej 400 milion euro me një interes mesatar”, tha Kusari-Lila.

Kompania “London Capital Markets”, shkruan se “ne e dimë se menaxhimi aktual i Kompanisë është i caktuar nga Qeveria e Kosovës, për shkak të daljes nga kjo, si një kompani publike, dhe në bazë të informacioneve të dhëna, ne si ‘London Capital Markets’ dhe partnerët tanë kemi shprehur interesin tonë për të hyrë në bisedime me PTK-në dhe Qeverinë e Kosovës  për strukturën dhe rregullimin e një kredi që ofron 400 milion euro me një shkallë interesi mesatar.

Në mes të një Libor plus 2/3 për qind në vit i takojnë Qeverisë së Kosovës  për qëllime të infrastrukturës”, thuhet në letrën e kësaj kompanie. Kredia e kësaj kompanie do të jetë për një periudhë prej pesë vitesh, pas një periudhe pushim një-vjeçar, pesë vjet në total.

“London Capital Markets”, do të hyjë në diskutime sipas kushteve që do të vihen nga PTK-ja dhe që do të shqyrtohen nga administrator i zgjedhur nga LCM-ja për jetëgjatësinë e kredisë.

“Pa skadimit të afatit, të gjitha pasuritë dhe të gjitha kolateralet duhet t’i kthehen Qeverisë së Kosovës. Pas përfundimit të kredisë,Qeveria do të ketë 2 zgjidhje: 1. të mbetet me të njëjtin menaxhim duke negociuar për një linjë të re kreditimi me kushte të reja apo 2. ta zëvendësojë menaxhimin dhe të veprojnë edhe një herë sipas dëshirës së saj.

Z. Pacolli, ne jemi gati për të ecur përpara dhe të fillojmë diskutimet me partnerët tanë dhe për këtë arsye me kënaqësi presim përgjigjen tuaj në bazë të diskutimeve tuaja me Qeverinë e Kosovës dhe menaxhuesit  e PTK-së”, thuhet në letrën e kompanisë “London Capital Markets”. 

AKR-ja thotë se kjo ofertë është alternativ e mirë. “Kjo ofertë rrit të hyrat për PTK-në dhe mbetet prapë e qeverisë”, tha Kusar-Lila. Ajo tha se AKR-ja kundërshton privaizitmin e PTK-së dhe rekomandon këtë marrëveshje e cila sipas kësaj partie është e mirë. Tash pritet ndonjë përgjigje prej Qeverisë së Kosovës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)