07 Prill 2020

Linjat ajrore mund të humbasin 100 miliardë dollarë, shkaku i koronavirusit

Seul, 16 mars - Përhapja e koronavirusit po i jep një goditje të rëndë industrisë së fluturimeve ajrore, ndërsa qeveritë në mbarë botën po zbatojnë kufizime dhe pasagjerët po heqin dorë nga udhëtimet nga frika e virusit.

Shumë analistë thonë se ndikimi ndaj industrisë së fluturimeve mund të jetë po aq i madh sa ç’ishte pas 11 shtatorit të vitit 2001. 

Sipas disa parashikimeve, linjat ajrore mund të humbasin mbi 100 miliard dollarë të ardhura këtë vit. Disa kompani kanë anuluar fluturimet dhe po reduktojnë personelin.

Disa kompani po përpiqen të bindin pasagjerët për sigurinë e udhëtimit me aeroplanët e tyre. Thomas Kaplan është analist aviacioni me kompaninë Cirium.

“Në realitet nuk do të ndihmojë, për aq kohë sa ka kufizime, dhe për aq kohë sa përhapet virusi dhe po rritet shkalla e infektimit. Aktualisht linjat ajrore janë në gjendje mbijetese.”

Kaplani thotë se prej më shumë se një dekadë industria nuk ka përjetuar një situatë kaq të vështirë.

“Është globale, është bërë pandemi. Udhëtimet po ndikohen në mbarë botën. Dhe kjo vetëm sa ka filluar. Kjo po më kujton situatën pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2011 dhe krizën globale financiare.”

Pyetjet më të rëndësishme janë se sa do të zgjasë përhapja e virusit dhe si do të veprojnë qeveritë për të ndihmuar industrinë.

Ndërsa shtetet, përfshirë Amerikën, vazhdojnë të shpallin kufizime të mëtejshme, duket se vështirësitë vetëm sa do të shtohen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Qendra Operative Emergjente tek kampusi i shkollave të mesme, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Ferizajt. (Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli takohet me një grup biznesmenësh nga Ferizaj. (Ndërtesa e re e Komunës se Ferizajt, ora 12:00)

- Sindikata e Pavaur e Sektorit Privat të Kosovës mban takimi me ministrin e financave Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Ministrisë së Financave, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)