28 Mars 2024

Limak merr zyrtarisht në menaxhim Aeroportin e Prishtinës

Prishtinë, 4 prill - Konserciumi  Turko-Francez, Limak dhe Aeroport de Lyon  MAS, morën sot zyrtarisht në menaxhim të plotë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, me ç’rast u shënua dhe një ceremoni rasti.
Pasagjerët e aviokompanisë Adria Airwyas, të cilët vinin nga Mynhen i Gjermanisë,  u përzgjodhën nga konserciumi për t’i marrë dhuratat e para dhe për të marrë pjesë në një koktej rasti, ku u pre dhe një tortë si simbolikë e kalimit të kompetencave tek menaxhuesi Limak dhe Aeroport de Lyon MAS.

Me këtë rast Drejtori i kompanisë LIMAK për Kosovë  Mertol Genç tha: ‚Ne jemi shumë të lumtur që të përmbushim të gjitha obligimet tona që kemi ndaj Republikës së Kosovës dhe të kompletojmë marrjen e kompetencave . Ne do të jemi si një ekipë duke punuar për një sukses dhe vazhdim të projektit‘.

Drejtori i deritanishëm  i ANP, Agron Mustafa, tha se ndjehet i emocionuar por njëkohësisht dhe krenar për këtë kalim të kompetencave tek partneritetit publiko-privat, i cili u përzgjodh nga Qeveria e Kosovës vitin e kaluar përmes një procesi të hapur dhe tenderues.

“Është projekti i parë madhor në Kosovë i partneritetit publiko-privat , i cili për më tepër do të rezultojë shumë i sukseshëm për shkak se mbrapa saj është një kompani e madhe dhe e fuqishme financiarisht si Limak dhe Airport de Lion MAS. Ndjehem veçanërisht i lumtur se ANP-ja është në gjendje shumë të mirë financiare dhe me perspektivë të sigurt në kohën kur po  ndodhë transferimi i kompetencave menaxhuese në duart e një kompanie private ”, tha drejtori i deritanishëm i Aeroportit, Agron Mustafa.

Partneriteti publiko- privat parasheh dhënjen me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës  për 20 vitet e ardhshme, ku parashihet që i vetmi aeroport në vendin tonë të modernizohet dhe të zgjerohet në 25 mijë metra katrorë, nga investimet prej mbi 100 milionë euro që do të kryjë kompania Limak - Aeroport De Lyon MAS.

Një ceremoni tjetër pritet të zhvillohet në ora 14 të mesditës, ku pritet të marrin pjesë struktura të larta të qeverisë së Kosovës, përfshirë dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)