26 Prill 2024

LIMAK dënon punëtorët deri në 16 mijë euro

Prishtinë, 6 gusht - Sindikata e pavarur e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari" kanë kërkuar që të plotësohen kërkesat e tyre pasi që konsiderojnë se menaxhmenti i këtij aeroporti po u bënë padrejtësi.

Kryetari i Sindikatës, Bashkim Latifi tha se me ardhjen e turqve në krye të aeroportit të Prishtinës" Adem Jashari" është shuar zëri sindikal.

Ai tha se ndonëse kërkesat e tyre u kanë dërguar menaxhmentit të LIMAK ata kanë hasur në vesh të shurdhër, raporton kosovapress.

Ndër kërkesat e tyre ai ka përmendur kompensimin dhe beneficione tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesën e shujtës.

Latifi tha se krahas shkeljeve të shumta që po u bëhen punëtorëve të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, LIMAK për gabimin më të vogël po dënon punëtorët deri në 16 mijë euro.

Avokati i rastit, Tomë Gashi, tregoi për kërcënimet që sipas tij menaxhmenti i Aeroportit të Prishtinës ia ka bërë kryetarit të sindikatës, Bashkim Latifi për të hequr dorë nga protesta e cila është paralajmëruar të mbahet më 8 gusht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)