27 Nëntor 2022

Limaj as sot si pergjegjet fteses se Komisionit për Ekonomi

Prishtinë, 5 shkurt - Ftesës së Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, për të njoftuar për gjendjen aktuale në lidhje me projektin e Autorrugës Morinë –Merdar, ministri i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit Fatmir Limaj, do t’i përgjigjet pas datës 16 të këtij muaji.

Deputetet e këtij komisioni kanë thënë se ftesa ministrit i eshte derguar për shkaqe parimore e qe sipas tyre ata duan të ngrenë shqetësimet e tyre.

 

"Mungesa e transparencës, devijimi i trasesë, shpjegime të pa mjaftueshme për shumë gjëra në lidhje me këtë projekt, janë gjëra që duhet t’i qartësoi më shum para komisionit”, u tha në takim.


Kështu thanë përfaqësuesit e kësaj ministrie në mbledhjen e sotme të komisionit. Komisioni në mungesë kuorumi, nuk mundi të marrë vendim në lidhje me këtë çështje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)