29 Mars 2024

Lëshohet operatori i katërt në Shqipëri aksionar edhe PTK

Tiranë, 27 nëntor - Lëshimi i operatorit të katërt në Shqipëri, "Plus" do të ofrojë çmime më të lira për 200 për qind, si për konsumatorët nga Kosova ashtu edhe ata nga Shqipëria, si dhe do të ofrojë shërbime me standarde shumë të larta.

Në ceremoninë e lëshimit të këtij operatori të shtunën ka qenë prezent edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, drejtuesit e operatorit "Plus", ata të Postë-Telekomit të Kosovës, si dhe një numër i madh i biznesmenëve shqiptarë.

Kryeministri Berisha ka thënë se inaugurimi i kësaj kompanie të përbashkët midis investitorëve shqiptarë të Tiranës dhe Prishtinës shënon një ngjarje shumë të rëndësishme, duke e quajtur një "dallëndyshe" të integrimeve të pandalshme ndërshqiptare rajonale dhe evropiane.

Sipas tij, inaugurimi i sotëm përbën një arritje të madhe në njërin prej tregjeve që është shndërruar në një nevojë jetike për njeriun modern.

Kryeministri shqiptar ka theksuar se operatori "Plus" shënon operatorin më të ri që ka standardin e lartë, duke shprehur besimin se ky operator do të sjellë sukses të plotë.

"Unë kam shumë besim të ky ekip i shkëlqyer se do të di të dalin, do të shndërrojnë në më të riun, në më të mirin e të gjitha rrjeteve të gjithë operatorëve në hapësirat shqiptare dhe të urojmë këtyre sukses të plotë. "Plusi" është gjithmonë sukses", ka theksuar Berisha.

Nga ana tjetër, kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha ka thënë se ndihet krenar me fillimin e punës së këtij operatori, duke shtuar se ky operator do të ndihmojë në ofrimin e shërbimeve kualitative për konsumatorët.

"Sot në emër të kompanisë PTK-së ndihem shumë krenar dhe mund të them lirisht se ndihem më krenar se kurrë në jetën time që është pjesë e një procesi të integrimit të kombit respektivisht të dy shteteve tona. Lansimi i operatorit "Plus" në bashkëpunim me operatorin e PTK-Vala do të ndihmojë në integrimin dhe ofrimin e kushteve, respektivisht shërbimeve të një standardi shumë të lartë dhe të favorshëm për gjithë qytetarët tanë", ka theksuar Haxha.

Ai ka shtuar se shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë nuk kanë pasur ndonjëherë rast që të kenë shërbime më të favorshme deri më tash.

Sipas tij, operatori i ri garanton suksesin duke marrë parasysh se afër 1 milion shqiptarë të Kosovës vizitojnë bregdetin e Shqipërisë.

Duke folur konkretisht për tarifat që do të ofrojë ky operator, Haxha ka thënë se tarifat do të jenë mbi 200 për qind më të ulëta se sa që kanë qenë deri më tash.

"Çmimet bëhet fjalë diku 200 për qind më lirë edhe më tepër se 200 për qind se çmimet ekzistuese. Do të thotë, konsumatorët tanë do të befasohen me çmime simetrike gjithë konsumatorët e "Plus" që vizitojnë Kosovën dhe konsumatorët e Kosovës, respektivisht të "Valës" që e vizitojnë Shqipërinë do të jenë të njëjta çmime", ka theksuar kryeshefi Haxha.

Ndërkaq, Petraq Shomo, kryetar i Bordit Drejtues të operatorit "Plus", ka thënë se synohet që nëpërmjet "Plus" të ndihmohet edhe zhvillimi i biznesit shqiptar nëpërmjet partneriteteve reciproke.

"Të ndihmojmë në ekonominë e vendit duke hapur direkt apo indirekt vende pune, duke investuar kapitalet tona. Efektet pozitive të operimit "Plus" janë shumëdimensionale dhe me kohë do të jenë lehtësisht të matshme. Më e rëndësishmja është që synojmë zhvillimin e konkurrencës në treg që deri para pak kohësh ka qenë monopolistik dhe ndrydhës për konsumatorin", ka thënë ai.

Aksionar në këtë operator janë disa biznesmenë shqiptarë, por gjithashtu aksione me 30 për qind ka edhe PTK-ja. Numri i punonjësve momentalisht është 241, ndërsa planifikimi është 350.

Vlera e investimit është 63 milionë euro, ndërsa në të ardhmen priten edhe të tjera investime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)