06 Korrik 2020

Lëndohen tre persona në aksident komunikacioni në Pejë

Pejë, 13 nëntor - Policia e Kosovës ka njoftuar se mbremë rreth orës 22:00 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Deri të aksidenti ka ardhur për deri sa i dyshuari me veturën e tipit Audi me targa vendore duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë del jashtë rruge në të djathte duke hyr në brendësi të një lokali.

Si pasoj e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore si dhe është dëmtuar një lokal pronë private, të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje kanë dalë hetuesit rajonal për hetimin e aksidenteve (NJRKRR) janë duke u marrë me rastin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Korrik 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me zhvillimet e fundit me përhapjen e pandemisë dhe ndikimet në ekonomi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:30)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)


- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 15)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët e fshatrave Krushë e Madhe, Celinë, Nagavc për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Qendrës Rinore në fshatin Krushë e Madhe, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët e fshatrave Hoçë e Vogel dhe Brestoc për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i  Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Heronjtë e Kosovës” në fshatin Hoçë e Vogël, ora 20:00)