15 Nëntor 2019

Lekaj raporton para Komisionit për monopolin e homologimit të veturave

Prishtinë, 25 qershor -  Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj raporton sot para Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave. 

Javen e kaluar shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, iu pati drejtuar Komisionit për Ekonomi të Kuvendit për të ngritur shqetësimin për monopolin në homologimin e automjeteve dhe imponimin e barrierave jo-tarifore për automjetet e reja, duke i shkaktuar shpenzime të panevojshme popullit të Kosovës.

BE-ja është e shqetësuar se Udhëzimi Administrativ i Qeverisë 02/2018 për homologimin e automjeteve do të çojë në zgjatjen e monopolit, pasi rregullimi aktual nënkupton zgjatjen automatike të operatorit ekonomik i cili ka pasur marrëveshje ekskluzive që nga viti 2008.

Kjo praktikë shkon kundër frymës së Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (SAA) dhe krijon pengesa për tregti.

“Konkurrenca ndërmjet ofruesve të shërbimeve të homologimit do të ulë çmimin dhe do të mundësojë shërbime më të mira për popullin e Kosovës",  ka thënë ambasadorja Apostolova anëtarëve të Komisionit të Kuvendit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.

Aktualisht, qytetarët sipas saj paguajnë për një shërbim i cili është i disponueshëm vetëm në Prishtinë me një çmim shumë më të lartë se të tjerët në rajon.

Ambasadorja Apostolova gjithashtu shprehu shqetësime lidhur me homologimin e detyrueshëm dhe verifikimin e certifikatave të konformitetit të automjeteve të reja me origjinë nga BE-ja.

 Pavarësisht se janë të pajisur me Certifikata të Konformitetit nga prodhuesit e BE-së, të gjitha automjetet e reja janë të detyruara të kalojnë nëpër procesin e homologimit dhe kontrollin e parë teknik në Kosovë.

"Kjo është kundër rregullave të konkurrencës së BE-së. Sipas legjislacionit të BE-së, automjetet e reja me homologim të vlefshëm në BE duhet të pranohen për shitje dhe regjistrim pa asnjë kontroll apo kosto shtesë. Kjo është pengesë serioze tregtare.”

Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës ka dhënë një rekomandim ku thuhet se sistemi i homologimit është në kundërshtim me konkurrencën e drejtë dhe BE-ja inkurajon fuqishëm Ministrinë e Infrastrukturës t'i kushtojë vëmendje të plotë opinionit profesional mbi homologimin e veturave të lëshuar nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Në studimet e më hershme të disa organizatave te shoqerise civile është ofruar argumente se si monopoli në homologimin e veturave përbën shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.

Aty  gjithashtu është konstatuar së në asnjërën nga vendet e rajonit nuk ka monopol në homologim dhe se qytetarët e Kosovës paguajnë çmimet më të larta në rajon për këtë shërbim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 nëntor 2019 - Klinika e Neonatologjisë dhe Shoqata e Neonatologëve të Kosovës, organizojnë Konferencën e I-rë nderkombëtare. (Hotel Garden, ora 9:00)

- Policia e Kosovës në shënim të ditës botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, në bashkëpunim me Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve , do të mbaj tryezë për shënimin e kësaj dite. (Salla Orion në Prishtinë në afërsi të Kino ABC, ora 9:30)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon tryezën dhe punëtorinë me temën “Status quo e Zhvillimit të Kërkimit dhe Inovacionit në Kosovë: Ide rreth së ardhmes së K&I në Kosovë”, mbështetur nga Projekti HERAS i cili përkrahet nga Qeveria e Austrisë. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mban punëtorinë lidhur me “Udhëzuesin për miradministrimin e aktiviteteve minerare dhe mjedisore. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, përmes projektit Interdev 2, organizon një panair me shoqatat e grave prodhuese për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sipërmarrësisë së Grave. (Qendra Kulturore në Viti, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, gjenerata e dytë 2019. (Kazerma 'Adem Jashari' në Komandën e Forcave Tokësore në Prishtinë, ora 11:00)

- Komuniteti artistik organizon takim përkujtimor për regjisoren Arzana Kraja. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Organizata ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizon ceremoninë e hapjes të minibibliotekës së lagjes Ulpiana. (Te fontana në lagjen Ulpiana, ora 12:00).

- Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, do të nënshkruajë gjashtë Udhëzime Administrative që avancojne fushën e kadastrës dhe regjistrimit të pronës. (Zyret e Agjencisë Kadastrale të Kosoves, ndërtesa e Arkivit të Kosovës, ora 14:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi, do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të prezantohet raporti nga muaji korrik deri në muajin tetor për Gjykatën Themelore të Gjilanit, së bashku me Degët e saja. (Gjykata Themelore Gjilan, ora 14:30)

- Mbahet marsh përkujtimor në këmbë nga Lagja Arbëria, rrugës Fehmi Agani deri te Teatri Kombëtar ku do të bëhet ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor. (Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, ora 18:00)

- Mbahet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 18:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizn hapjen e ekspozitës individuale të autores Lumjetë Havolli, e titulluar "Is This Me...Or i Do it For You Only!?". (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social feston hapjen e Linjës telefonike për parandalim të vetëvrasjes "Linja e Jetës" në Kosovë! (Menza Ramiz Sadiku, ora 21:00)