20 Prill 2024

Lekaj e Markusz dakorohen për thellimin e bashkëpunimit Kosovë - Hungari

Prishtinë, 21 shtator - Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti sot në një takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Me këtë rast ambasadori Markusz e uroi ministrin Lekaj për pozitën e re si ministër i Infrastrukturës, dhe i dëshiroi punë të mbarë.

Ndërsa, ministri Lekaj e falenderoi ambasadrin Markusz, për vizitën e tij. Gjatë këtij bashkëbisedimi ministri Lekaj e njoftoi ambasadorin me projektet e shumta të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ministri konkretisht foli rreth projkteve të cilat janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me Hungarinë.

Gjatë fjalës së tij ministri Lekaj e falenderoi ambasadorin për gjithë ndihmën që ka bërë Hungaria për shtetin e Kosovës, deri më tani.

Të dy bashkëbiseduasit Lekaj - Markusz, u dakorduan që të vazhdohet me thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve Kosovës dhe Hungarisë, në projeket të cilat janë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.   ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)