29 Mars 2024

Lansohet pulla postare “Azem dhe Shotë Galica”

Prishtinë, 14 korrik -  Me rastin e shënimit të 86 vjetorit të rënies heroike të Heroit Kombëtar Azem Bejtë Galica, Filatelia e Postës së Kosovës ka lëshuar në qarkullim të rregullt postar, emisionin e pullave postare me tematikë personalitete të shquara, titulluar “Azem dhe Shotë Galica”.

Ky është edhe një tjetër kontribut i Filatelisë së Kosovës në afirmimin e personaliteteve të shquara të Kosovës, kulturës dhe historisë sonë të lavdishme. Në kuadër të këtij emisioni do të emetohet një pullë postare me nominale 2 euro dhe Zarfi i Ditës së Parë.

Padyshim që njëra nga periudhat e lavdishme të historisë sonë ndërlidhet me lëvizjen e armatosur në krye me Azem e Shotë Galicën, që u zhvillua  gjatë viteve 1912-1924.

Azemi dhe Shota luftuan për flamurin kuq e zi, për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar, për një vend ku do të çmohen drejtësisht të gjitha vlerat, pa dallim moshe, krahine, besimi apo klase, ku prioritet kishin krijimin e shtetit të lirë. Pas shumë betejave, Azem Galica plagoset në luftimet e përgjakshme më 15 korrik 1924 në zonën e Drenicës – Arbanisë së vogël, ku nga plagët e marra vdes dhe varroset në shpellë 73 m nën thellësinë e tokës.  

Nëpërmes kësaj pulle postare, Filatelia e Postës së Kosovës shënon epokën e ndritshme të historisë sonë, që me plotë të drejt mund ta quajmë epoka e Azem dhe Shotë Galicës.

Filatelia e Postës së Kosovës gjithashtu njofton se që nga sot letrat tuaja mund t’i postoni me këtë pullë postare dhe ju fton të jeni pjesëmarrës në prezantimin e personaliteteve të shquara të Kosovës.  Koleksionarët e pullave postare, prej ditës së mërkurë (14.07.2010), këtë pullë mund ta gjejnë në sportele të zyrave postare në gjithë territorin e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)