23 Prill 2024

Kuvendi diskuton për krizën në Telekomin e Kosovës

Prishtinë, 14 maj - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe masat që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në zbatimin e Rezolutës lidhur me gjendjen financiare në Telekom dhe Postën e Kosovës.

Kjo mbahet sipas kërkesës së 40 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Telekomi është kompani me rëndësi ekonomike, strategjike dhe të sigurisë kombëtare.

VV dhe LDK konsiderojnë se sot si pasojë e kontratës me Z-Mobile, Telekomi i Kosovës i rrezikohet ekzistenca.

"Kjo kontratë është përcjell me parregullsi që nga nënshkrimi. Dëmi ekonomik i shkaktuar vlerësohet në mbi 200 milionë euro", thuhet në kërkesën e VV-së dhe LDK-së.

Operatori Vala herë - herë është gati jo funksional si pasojë e konsumimit të pa limituar të resurseve të Vala-së nga ana e Z-Mobile.

Më shumë së 800 000 abonentë të Vala-së, edhe pse paguajnë sipas rregullave janë të privuar nga e drejta themelore për komunikimin si pasojë e Z-Mobile. E njejta ndodh edhe me abonentët e operatorit tjetër privat IPKO.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)