09 Shkurt 2023

Kurti pranon kërkesën e ambasadorit Hovenier, shtyn vendimin për gjobitje

Prishtinë, 22 nëntor - Me kërkesën e Shteteve të Bashkuara, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për zbatimin e vendimit për gjobitjen e qytetarëve me targa ilegale serbe..

Kjo fazë parasheh shqiptimin e gjobave prej 150 euro për qytetarët që qarkullojnë me targa të tilla, dhe, sipas planit, do të niste së zbatuarit më 22 nëntor, nga ora 8 të mëngjesit.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka bërë një kërkesë të tillë në orët e vona për kreun e ekzekutivit, të cilën Kurti e ka pranuar. Një gjë të tillë, ai, e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Twitter pas mesnatës.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës shtyrje 48-orëshe të vendimit, për t’i lejuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që të angazhohen me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur zgjidhje për këtë çështje.

Kurti i është i përgjigjur se është i gatshëm të punojë me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur zgjidhje në dy ditët e ardhshme.
 
“E falendëroj Ambasadorin Hovenier për përkushtimin dhe angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për një shtyrje 48 orëshe për dhënien e gjobave për targat ilegale KM (dhe të tjera). Jam i lumtur të punoj me SHBA-në dhe me BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)