18 Prill 2024

Kundër miratimit të strategjisë për privatizimin e PTK-së

Prishtinë, 29 korrik - Sindikata e Punëtorëve të PTK-së reagon kundër miratimit në parim nga Kuvendi i Kosovës të propozim strategjisë së Qeverisë për privatizimin e PTK së. Drejtuesit e Sindikatës thonë se do të vazhdojnë me kundërshtimin e privatizimit.

Kuvendi i Kosovës miratoi dje në parim strategjinë për privatizimin e PTK-së. Por, drejtuesit e Sindikatës mendojnë se votimi nuk është kryer si duhet pasi në sallë nuk ishin prezentë shumica e deputetëve.

Kryetari i sindikatës Milazim Alshiqi thotë se vetëm 30% e deputetëve kanë votuar për këtë strategji. “Unë besoj se është një shqetësim i madh për të gjithë se si është marrë vendimi në Kuvendin e Kosovës. Nga proporcioni i deputetëve del se vendimi i deputetëve është në një 30%, pra i vogël.”

Alishiqi njëherit kritikon deputetët për mos-informim rreth procesit. “Gjatë bisedave që kemi pas me ta shumica prej tyre nuk janë të njoftuar në mënyrë të argumentuar se si duhet të vendoset fati i PTK-së. Nuk e njohin këtë materie, nuk hyjnë në analiza për të parë se sa është ekonomikisht i arsyeshëm me u privatizu apo sa është i arsyeshëm me u kundërshtu”.

Ai potencoi se votimi në Kuvend nuk do të ndikojë tek ta, por do të vazhdojnë që me argumente edhe më të forta ta kundërshtojnë procesin e privatizimit të PTK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)