27 Shtator 2022

Kryeministri Kurti vizitoi Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror

Lipjan, 2 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Zëvendësministrin e MMPHI, Hysen Durmishi, vizitoi Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Bashkëpunimi për ta avancuar sistemin për Menaxhimin e Trafikut Ajror, ishte në qendër të takimit me z. Samir Bllacaku, drejtor i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe menaxhmentin e kësaj agjencie.

Kryeministri theksoi rëndësinë që ka Menaxhimi i Trafikut Ajror, në mënyrë që Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe kontrolli ynë ajror, të arrijë në nivel të shteteve evropiane

Do të bashkëpunojmë në muajt e vitet në vijim, në mënyrë që këtë agjenci shumë të rëndësishme për infrastrukturën, për trafikun, për sigurinë dhe për sovranitetin e Republikës së Kosovës, ta shpijmë edhe më tej drejt arriturave të reja, tha kryeministri Kurti.

Në veçanti, kryeministri vlerësoi mbështetjen e partnerëve dhënë për AShNA-n, duke veçuar kontributin e NATO-s dhe KFOR-it. Ai shprehu bindjen që nëpërmjet bashkëpunimit të mëtutjeshëm do të përmbushen standardet më të larta, kriteret e Bashkimit Evropian.

Drejtori Samir Bllacaku, bëri të ditura përgatitjet teknike dhe profesionale që janë duke u bërë, në mënyrë që në të ardhmen të merret kontrolli i hapësirës së lartë ajrore, të asaj që është mbi 6250 metra. Nga kjo  vlerësohet se përfitimet financiare si shtet të jenë ndërmjet 6 dhe 7 milionë euro në vit.

U vlerësua hapja e dy korridore të reja me Republikën e Shqipërisë që ka mundësuar shkurtimin e udhëtimit për në Vjenë për rreth 15 minuta, meqenëse më nuk është i nevojshëm kalimi në hapësirën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, çfarë ishte rasti më herët.

Mes të arriturave u theksuan edhe zgjatja e pistës, dhe niveli 3B i sistemit të aterrimit, si nivel shumë i avancuar.

Për të parë nga afër procesin e vëzhgimit dhe mbikëqyrjes, kryeministri Kurti vizitoi Kullën e Trafikut Ajror, Departamentin e Meteorologjisë, dhomën e operimeve dhe dhomën e monitorimit të pajisjeve aeronautike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022  - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)