19 Prill 2024

Kryeministri Kurti ofroi mbështetjen e Qeverisë për Autoritetin e Aviacionit Civil

Prishtinë, 18 maj - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku dhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu kanë vizituar sot Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës, ku është i pari Kryeministër që viziton këtë agjenci tejet të rëndësishme.

Aty u pritën nga u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm, Arianit Islami, zv. Drejtori i Përgjithshëm, Xhelil Ukmata, Kryesuesi i Bordit Mbikqyrës, Samed Dalipi, anëtarë tjerë të bordit dhe drejtorët e departamenteve.

Gjatë takimit me u.d. Drejtorin e Përgjithshëm e më pas edhe me përfaqësuesit tjerë të lartpërmendur, Kryeministri në detyrë Kurti dhe ministri në detyrë Abdixhiku u njoftuan me format dhe mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, sfidat buxhetore dhe të kapaciteteve njerëzore të kësaj agjencie e cila është shumë e rëndësishme për ekonominë e vendit dhe sigurinë e transportit ajror.

Ata po ashtu u njoftuan edhe për vendimin e marrë së fundi për shfuqizimin e rregullores për organizimin e brendshëm të agjencisë e cila ishte miratuar në korrik të vitit 2019, por që e njëjta ishte në shpërputhje me legjislacionin në fuqi.

Kryeministri në detyrë Kurti ofroi mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së tij për këtë agjencion.  

Fakti që kjo vizitë po ndodh që në javën e parë të emërimit të u.d. Drejtorit të Përgjithshëm, Arianit Islami, pas shkarkimit të atij paraprak, është shprehje e kësaj mbështetjeje ndaj detyrave të rëndësishme të këtij institucioni të rëndësishëm.

Në fund, Kryeministri shtoi se si Qeveri e Republikës së Kosovës duam ta forcojmë shtetin dhe për këtë arsye Aviacioni Civil është tejet i rëndësishëm për ne.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)