26 Prill 2024

Kryeministri kërkon sqarime nga Guvernatori për rritjen e çmimit te sigurimeve

Prishtinë, 22 nëntor - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i është drejtuar sot përmes një letre Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, për të kërkuar nga ai informata të detajuara lidhur me vendimin e këtij institucioni për ndryshimin e tarifave të sigurimeve.

"Dje, kam kuptuar përmes mediave për vendimin e Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me ndryshimin e tarifave të sigurimeve."

"Duke u mbështetur në Nenin 32, pika 4 të Ligjit për Bankën Qendrore të Kosovës dhe duke marrë për bazë reagimet e shumta të qytetarëve lidhur me këtë vendim, kërkoj nga ju një informatë të detajuar lidhur me arsyeshmerinë e këtij vendimi si: baza ligjore, rrethanat ekonomiko-financiare të operimitë të kompanive të sigurimeve në Kosovë, problemet dhe faktorët në bëzë të të cilave Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës e ka marrë një vendim të tillë."

"Pres një përgjigje sa më të shpejtë që të jetë e mundur", thuhet në letrën e kryeministrit në detyrë Haradinaj drejtuar Guvernatorit Mehmeti.

​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)