03 Dhjetor 2022

Kosova shënon sot "Ditën pa makina"

Prishtinë, 22 shtator - Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Komunën e Prishtinës, Podujevës, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, Kaçanikut, Pejës, Gjilanit  OJQ-në “Marakli t’Biciklave”, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës shënon “Javën Evropiane të lëvizshmërisë”.

Në komunat e lartcekura sipas itinerarit të lëvizjes është bërë ndalim-qarkullimi për makina njëkohësisht janë krijuar hapësira publike për aktivitete të ndryshme, ecje, çiklizëm si dhe përdorim i mjeteve tjera alternative.

Ndërsa sot do të shënohet Dita pa Makina”, manifestimi qendror do të mbahet në hapësirën para monumentit, “New Born”, në Prishtinë.

Moto e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë për vitin 2022 është, ”Lëvizje e kombinuar - lidhje me të mira".
 
Ndërkaq Komuna e Prishtinës organizon marshim me biçikleta si dhe aktivitet me fëmijë të shkollave fillore më qëllim mësimin bazik të ngasjes së biçikletës duke u referuar në shenjëzimin adekuat dhe rregullat themelore të ngasjes.
 
Edhe OJQ EC Ma Ndryshe organizon sot aktivitetin “Dita pa makina” cili synon sensibilizimin e qytetarëve që të shmangin sa më shumë përdorimin e makinave, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin duke kontribuar kështu në mbrojtje të mjedisit.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 dhjetor 2022

- Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda. (Prishitnë, ora 12:05)

- Ndihmës administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar për Europë dhe Euroazi, Ambasadorja Erin E. McKee, do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me akterë të ndryshëm duke përfshirë përfaqësues të Qeverisë, shoqërisë civile, sektorit privat, bartës të rinj të ndryshimeve etj. (Lokalet e Royal Beverages, Velekincë, Komuna e Gjilanit, ora 13:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, do të mbajë tubim me vajza e gra. (Teatrin e Qytetit "Avdush Hasani", ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi do të vizitojë Qendrën e Handikos-it në Podujevë. (Objekti i Qendrës në Podujevë, ora 15:30)

- Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit do të shfaqen filma vendor dhe të huaj, ku do të ketë diskutime me me autorët pjesmarrës! (Kino Armata, ora 17:00)
 
- Mbahet ceremonia e mbylljes së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit më ç'rast do të behët edhe ndarja e çmimeve. (Kino Armata, ora 19:00 )