25 Prill 2024

Kosova dhe Zvicra nga sot me marrëveshje për shërbimet ajrore

Prishtinë, 30 nëntor - Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Lukas Beglinger do të nënshkruajnë sot marrëveshje dypalëshe në lidhje me shërbimet e rregullta ajrore mes Kosovës dhe Zvicrës.

Kjo marrëveshje thuhet të jetë në përputhje me frymën liberale të tregut të lirë dhe mundëson liri të pakufizuara trafiku për kompanitë e rregullta ajrore të të dy vendeve.

Bëhet e ditur se udhëtaret do të kenë mundësi më të mëdha fluturimi midis Kosovës dhe Zvicrës me çmime më të lira dhe pa ngritje te paarsyeshme të çmimeve gjatë sezonit veror.

Regjimi liberal i trafikut ajror midis Kosovës dhe Zvicrës, i implementuar edhe më parë nga MTPT-ja përmes një memorandum mirëkuptimi me shtetin zviceran, ka mundësuar hyrjen e kompanive të reja në treg, shërbime më të mira dhe çmime më të ulëta për udhëtaret.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)