07 Tetor 2022

Kosova dhe Maqedonia nenshkruajn Memorantim pët Hetimin e Aksidenteve Aeronautike

Shkup, 4 gusht - Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike të Republikës së Kosovës (KHAIA) ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Autoritetin për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike në Maqedoninë e Veriut.

Me këtë rast solemnisht të dy autoritetet kanë nënshkruar Memorandumin e  Bashkëpunimit, i cili ka për qëllim bashkëpunimin midis organeve hetimore kosovare dhe maqedone në hetimin e aksidenteve në aviacionin Civil, organizimin e trajnimeve të përbashkëta të hetuesve, shkëmbimin e praktikave të mira, informacionit, ekspertëve dhe pajisjeve në fushën e hetimeve të sigurisë në aksidentet ajrore, si dhe pjesëmarrjen dhe shkëmbimin e ekipeve hetimore në rast të një Aksidenti me përmasa katastrofike.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, nënshkruesit nënvizuan se përfundimi i një marrëveshjeje të tillë konfirmon marrëdhëniet e mira të deritanishme në mes të dy vendeve tona në fushën e Hetimit të Aksidenteve Aeronautike, dhe krijimin e një kuadri të përbashkët për bashkëpunim profesional në të ardhmen në mes të dy Autoriteteve hetimore, të cilat kanë për synim efikasitetin më të madh, profesionalizmin, të cilat ndikojnë në rritjen e sigurisë së Aviacionit Civil në vendet tona.

Memorandumin e Bashkëpunimit në emër të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike të Republikës së Kosovës e nënshkroi Mirsim Beqiri, kryesues i KHAIA-së, ndërsa në emër të Komitetit të Hetimeve të Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike të Republikës së Maqedonisë nga Zoran Ilevski-Kryesues i KISIV.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 tetor 2022 - Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zviceran në Kosovë lansojn thirrjen “Projektet Investuese të Diasporës” në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI”. (Ndërtesën Qeverisë, salla P38, ora 9:30)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi mban konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. (Holli i Kuvendit të Kosovë, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë përmbledhjen e politikave 'Dispozitat për koston e lejes së lindjes, atësisë dhe pushimit prindëror në Ligjin e Punës', të shkruar nga Dita Dobranja në emër të RrGK-së. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- OJQ Aktiv organizon prezantimin e “Udhëzuesin për verifikimin bazë të informacionit mediatic” i cili është i dedikuar kryesisht për komunitetin serb të Kosovës. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitovicën e Veriut, ora 11:00)

- Sekretari Gjeneral i FIBA Andreas Zagklis takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)