01 Shkurt 2023

Kontrollorët e trafikut ajror në Francë dhe Greqi në grevë

Paris, 23 shkurt - Në Francë sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror ka bërë thirrje për këtë të martë për një grevë. Arsyeja është plani i qeverisë për bashkimin e institucionit të mbikqyrjes ajrore me atë në Gjermani, Zvicër dhe vendet e Beneluksit.

Për këtë arsye në aeroportet e Parisit Orly dhe Charles de Gaulle do të ketë anulime të gjysmës së fluturimeve të parashikuara. Kontrollorët francezë të trafikut ajror duan të mos paraqiten në punë deri ditën e shtunë.

Në Greqi është planifikuar pas mbrëmjes së sotme një grevë 24 orëshe ku marrin pjesë edhe kontrollorët e trafikut ajror. Greva drejtohet kundër programit të kursimit të qeverisë, të udhëzuar nga BE-ja.

Ndryshe greva e pilotëve  të shoqërisë ajrore Lufthansa është ndërprerë. Sindikata e pilotëve Cockpit dhe kompania ranë dakord të rifillojnë menjëherë dhe pa kushte bisedimet për rrogat e pilotëve në Gjermani.

Deri më 8 mars sindikata e pilotëve sipas marrëveshjes nuk do të organizojnë grevë të re. Sipas të dhënave të kompanisë së fluturimeve Lufhansa, tani për tani vazhdon të jetë në fuqi plani emergjent i fluturimeve. Për shkak të grevës u pezulluan rreth 900 fluturime të koncernit dhe shoqërive bija Germanwings dhe të spedicionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 shkurt 2023

- Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.  (Komuna e vjetër e Prishtinës, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:30)
 
- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca do të shpalos gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të auditimit: “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, si dhe “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga donatorët për vitin 2021”. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)