26 Prill 2024

Kontrollorët belgë në grevë; pezullohen fluturimet

Bruksel, 29 shtator - Kontrollorët belgë të fluturimeve u hodhën sot në grevë duke shkaktuar pezullimin e të gjitha fluturimeve në vend në prag të një greve të përgjithshme të planifikuar për nesër.

Greva 24-orëshe shkaktoi mbylljen e aroportit të Brukselit dhe atij Shar-lë-rua. Drejtuesit kanë akuzuar sindikatën e kontrollorëve të fluturimeve se nuk ka dhënë arsye të qarta për grevën.

Sindikatat kanë bërë thirrje për protesta të tjera për nesër kundër shkurtimeve të propozuara qeveritare.

Dhjetra demonstrata janë zhvilluar muajt e fundit kudo në Evropën perëndimore ku kanë marrë pjesë që nga mjekët e deri te shoferët dhe mësuesit, të cilët janë kundër shkurtimeve buxhetore të shkaktuara nga recesioni global.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)