29 Mars 2024

Kontratat pa mbulesë me producentë të pavarur rrezikojnë RTK-në

Prishtinë, 14 shkurt - Kryesia e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, ka vazhduar takimet me deputetë të Kuvendit të Kosovës për të diskutuar rreth gjendjes në Transmetuesin Publik.

Kryesia në përbërje të kryetarit Fadil Hoxha, nënkryetares Albana Murseli, dhe anëtarëve Veton Rugova e Visar Duli, dje është takuar me deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani dhe Albërie Nagavci, ndërsa sot me shefin e grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti.

Fadil B.Hoxha, Kryetar i SPRTK-së ka bërë të ditur se në të dyja takimet Sindikata ka kërkuar nga deputetët që RTK ta ketë një ligj të mirëfilltë, që i siguron asaj pavarësi dhe stabilitet financiar.

SPRTK shprehu shqetësimin para deputetëve rreth kontratave pa mbulesë financiare me producentë të pavarur, të cilat janë duke e rrezikuar seriozisht funksionalitetin e RTK-së.

Sindikata kërkoi që kjo blerje e pakontrolluar e produkteve të jashtme televizive të ndalohet përmes ligjit të ri, pasi që RTK ka numër të konsiderueshëm të të punësuarve dhe kapacitete të mjaftueshme profesionale që të prodhojë vet.

Gjithashtu mosshpallja e konkursit për drejtor gjeneral të RTK-së nga ana e Bordit u konsiderua e papranueshme për Sindikatën e Pavarur të RTK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)