19 Prill 2024

Koncensionimi i Aeroportit, transparenca e plotë

Prishtinë, 15 maj - Nën-president ekzekutiv dhe drejtues i ekipit këshillues NACO të transaksionit për koncesionin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Hans Mohrmann, pëmes një deklarate pë media, ka deklaruar se konsecionimi i Aeroportit Ndërkomëtar të Prishtinës, është bërë me transparencë të plotë.

“Që nga dita e parë, ky proces është menaxhuar me transparencë absolute dhe profesionalizëm, pa asnjë ndërhyrje politike", ka theksuar ai.  


Vendimi për diskualifikimin e një konsorciumi të caktuar sipas tij është marrë unanimisht nga komiteti vlerësues prej shtatë anëtarësh. Komiteti ka pasur në përbërjen e tij katër anëtarë ndërkombëtarë (ekspertë juridik, të financave, të operimit të aeroporteve dhe të transaksioneve të PPP) dhe tre anëtarë vendorë (zyrtarë ligjorë dhe të prokurimit) si përfaqësues të tri ministrive të ndryshme.  


Ndryshe nga ofertuesit tjerë, Mohrmann ka pohuar se konsorciumi i diskualifikuar nuk ka qenë në gjendje të pranojë kushtet e kontratës së PPP-së. Konsorciumi ka insistuar në bërjen e ndryshimeve në natyrën e projektit dhe në bazën për dhënie të kontratës. 


Ai ka potencuar se gjatë procesit të prokurimit, në dy raste të ndara, ky konsorcium ka propozuar ndryshime të njëjta apo të ngjashme. Qeveria ka refuzuar bërjen apo përfshirjen e atyre ndryshimeve të propozuara në të dyja rastet. 


Megjithatë, në ofertën e tij, konsorciumi ka vendosur qëllimisht dhe në mënyrë të njëanshme ti përfshijë këto apo ndryshimet e ngjashme në kontratë. Për këtë arsye, komiteti vlerësues nuk ka pasur asnjë opsion tjetër dhe ka qenë i detyruar të diskualifikojë këtë ofertues pasi që ai kishte dorëzuar një kontratë që ishte materialisht e ndryshme nga ajo që ofrohej nga ana e Qeverisë.  


Po ashtu Mohrman ka vleresuar se në të gjitha prokurimet, rregullat e procesit të tenderit përcaktohen në dosjen e tenderit. Nëse një ofertues nuk u përmbahet këtyre rregullave, atëherë duhet diskualifikuar. Politika dhe politikanët nuk kanë pasur të bëjnë asgjë me këtë.  


"Ky proces ka qenë i menaxhuar me një transparencë të pashembullt. Jo vetëm që procedurat e hapjes dhe të vlerësimit kanë qenë të shikuara nga publiku, por edhe i tërë procesi ka qenë gjithashtu i monitoruar për së afërmi nga ekspertët e USAID-it." 


Në përputhje me rregullat e prokurimit, ofertuesit mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të ankesës dhe këto rregulla do të respektohen. Megjithatë, ngritja e akuzave të pabaza nuk i shërben asnjërës nga palët.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)