30 Janar 2023

Komuna e Mitrovicës pranon donacion një veturë nga Danish Refugee Council

Mitrovicë, 7 dhjetor - Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim përfaqësues nga organizata Danish Refugee Council (DRC), znj. Anna Radchenko, menaxhere e projektit në DRC – Mitrovicë,  Agron Deda, zyrtar i projektit në DRC si dhe Armend Baftiu, udhëheqës i zyrës së Prokurimit në DRC.

Qëllimi i këtij takimi ishte dorëzim- pranimi i një veture të re donacion ky i ardhur nga organizata Danish Refugee Council (DRC), veturë kjo e cila do të shërbejë për nevojat e Komunës së Mitrovicës në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Me këtë rast, kryetari i komunës, Bedri Hamza, ka falënderuar për bashkëpunim organizatën DRC, si dhe taksapaguesit e vendeve të donatorëve, të cilët me taksat e tyre po kontribuojnë në zhvillimin e komunës.

Po ashtu gjatë takimit kryetari Hamza dhe përfaqësuesit e DRC-së biseduan edhe për projekte tjera të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 janar 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Rahovecit mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Salla e KK-Rahovec, ora 10:00)
    
 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendin të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
 
- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e zbulimit të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, Sadri Maksuti e Sadik Malaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës. Ferit Idrizi. (Fshati Stanoc, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, afër furrës “Evropa”, ora 13:00)
    
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton për Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Salla e Asembles Komunale në Pejë, ora 13:00)
    
- Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)


- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 17:00)