27 Shtator 2022

Komuna e Gjilanit garanton një modeli të ri të punës

Gjilan, 1 mars - Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan po vazhdon me punën e saj të rregullt në garantimin e një modeli dhe standardi të ri të punës.

Drejtoresha e Inspekcionit, Entela Hyseni, ka bërë të ditur se javën që kaloi, kanë proceduar me hartimin e procesverbaleve për objektet pa leje ndërtimi, inspektimin sipas kërkesave në vend-punishte dhe vizitat aty ku janë ndërprerë punimet më parë.

Ajo tha se kanë zhvilluar kontrolle rutinore në qendër dhe zonat periferike të qytetit.

“Kemi konstatuar në zona të ndryshme, fillime të punimeve ndërtimore, pa u pajisur me lejen e posaçme nga organet kompetente. Mosrespektimi i urdhrit të Inspekcionit, paraqet shkelje të ligjit dhe ndëshkimet do të bëhen në bazë të ligjit 041 L-110 dhe 041 L-175 të MMPH. Në total, kemi marrë 15 kërkesa për fillimin e punimeve në lokacione të ndryshme, si dhe 10 kërkesa për ndërtim, ku punimet janë aktualisht të ndalura. Vazhdojmë në sigurimin e mbarëvajtjes së punës dhe koordinimit me të gjitha institucionet dhe aktorët përkatës”, ka thënë drejtoresha e Inspekcionit në Gjilan, Entela Hyseni.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022  - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)