10 Gusht 2020

Kompanitë e autobusëve nga Anamorava paralajmrojnë protesta

Gjilan, 23 qershor - Njëri ndër sektorët më të prekur nga pandemia ishte ai i autobusëve të cilët nuk kanë punuar për rreth tre muaj duke u dëmtuar tejmase.

Shoqata e Transportuesve të Udhëtarëve "Anamorava", në Gjilan  ka diskutuar për rifillimin e punës pas pandemisë, ku janë duke punuar me humbje jo vetëm 78 ditë pandemie.

Kryetari Rexhep Sejdiu, tha se kanë pritur mbështetje nga Komuna e Gjilanit dhe qeveria e cila nuk ka ndodhur.

Ai tregoi se kompanitë po ballafaqohen me mos realizimin e të hyrave të mjaftueshme gjatë operimit, ku ka mungesë udhëtarësh sikur para pandemisë.

Problem sipas tyre janë edhe taksit ilegale gjatë punës, ku shoqata janë ankuar në komunë, polici e ministri, por skanë ndërmarr veprime.

Ata u ankuan për mospërkrahje e operatorëve nga qeveria për dëmet e shkaktuara gjatë pandemisë.

"Nuk ka veprime dhe ne duhet realizojmë protesta e greva", tha Rexhep Sejdiu.

Kryetari i Shoqatës së Transportuesve të Udhëtarëve "Anamorava", tha se po kërkojnë të drejtat e tyre dhe jo asgjë që nuk mund të realizohet.

Naser Kastrati, kërkoi të relizohet një protestë- marsh me autobusë nëpër qytet dhe mos hyrja në stacion.

 

/syri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)