26 Prill 2024

Kompanitë detare presin më shumë udhëtarë për lundrim

Selanik, 19 mars - Shoqata ndërkombëtare e cila ofron shërbime për lundrim pret sivjet rritje mesatare në këtë sektor, përballë rritjes së karburanteve dhe proceseve të rrepta ekologjike.

Rritja e numrit të udhëtarëve në lundrim do të kontribuojë edhe për vendosjen e tetë anijeve të mëdha të reja në lundrim, por edhe për dëshirën e turistëve që të harrojnë recesionin, lajmërojnë nga Shoqata.

Sivjet në mbarë botën do të lundrojnë 16 milionë njerëz, ndërsa tre të katërtat e kësaj shifre do të jenë udhëtarë nga Amerika e Veriut, parashikojnë nga Shoqata dhe theksohet se kjo paraqet 6,6 për qind më shumë sesa vitin e kaluar.

Drejtori i kompanisë Holland Amerikan Lajn, Stajn Kruz, deklaroi se grupi i tyre qëllimor janë të a.q bejbi bumerë në duart e të cilëve është pjesa më e madhe e pasurisë.

“Ata jetojnë më mirë, jetojnë më gjatë, gjithnjë e më shumë janë të interesuar për udhëtime dhe sektori për lundrim u drejtohet atyre”, deklaroi Kruz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)