25 Prill 2024

KMDLNJ: Të dënohen shoferët me regjistrim të Serbisë

Prishtinë, 13 janar - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, me seli në Prishtinë, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës, që të dënohen të gjithë pronarët e veturave me regjistrim të Serbisë, që i kanë tabelat e regjistrimit, që tash i ka shpërndarë MUP-i i Serbisë, dhe ato që kanë qenë në përdorim deri tash.

Sipas KMDLNJ-së, “nëse nuk lejohet që veturat me regjistrim të Kosovës të qarkullojnë në territorin e Serbisë, atëherë nuk duhet të lejohet, që veturat me regjistrim të Serbisë të lëvizin në territorin e Kosovës”.

Kjo organizatë, nëpërmjet një kumtese me shkrim, ka kërkuar nga drejtori i policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, që të gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës me përkatësi serbe, “të cilët nuk i binden zinxhirit komandues të Prishtinës, të përjashtohen nga policia e Kosovës”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)