10 Dhjetor 2019

KMDLNJ kërkon nga qytetarët të protestojnë kundërt taksës se sigurimeve

Prishtinë, 20 nëntor - Kompanitë e Sigurimeve të Kosovës kërkuan nga BQK t’u lejohet rrijte prej 36.5% për sigurimin e  automjeteve kurse BQK u tregua më “dorështrënguar” ndaj tyre dhe me “bujare” ndaj qytetarëve duke e lejuar rritjen prej 26 %  për sigurimin e automjeteve e që është në kundërshtim të plotë më mundësitë financiare të qytetarëve sikur që kjo është shumë më e lartë se inflacioni zyrtar në Kosovë.

Që nga përfundimi i luftës, kompanitë e sigurimeve në Kosovë kanë caktuar tarifat e sigurimeve, jo mbështetur në çmime të tregut  e as duke marrë parasysh mundësitë materiale të qytetarëve por ekskluzivisht duke pasur parasysh interesin dhe përfitimet e atyre që kanë drejtuar kompanitë, e të cilët kanë qenë instrument ekzekutiv i politikanëve të kriminalizuar të cilët kanë menaxhuar këtë strukturë përmes familjarëve të tyre apo ndikimit politik.

Për vitë të tëra, vazhdon edhe tani, që bashkatdhetarët nga diaspora janë detyruar të paguajnë “haraçin” gjatë hyrjeve në Kosovë me arsyetimin se, meqë Kosova nuk është pjesë e Kartonit të Gjelbër, janë të detyruar të zbatojnë këtë pagesë krejtësisht diskriminuese e që nuk bëhet në vendet e tjera.

Byroja e Sigurimeve të Kosovës është arsyetuar se në Kosovë qarkullojnë mbi 100.000 automjete të paregjistruara dhe të pasiguruara prandaj edhe ndahen me humbje në ndërkohë që pagat e tyre nuk dallojnë aspak nga kolegët e tyre në vendet më të zhvilluara të botës.

Qarkullimi i mbi 100.000 automjetve të pasiguruara dhe të paregjistruara sipar Byrosë së Kosovës të Sigurimeve paraqet edhe njëren ndër pengesat kryesore që Kosova nuk qenka pjesë e Kartonit të Gjelbër në ndërkohe që në këto bisedime Kosova është përfaqësuar nga niveli më i ulët i mundshëm profesional i cili nuk ka përfaqësuar interesin e qytetarit pos interesin personal dhe të politikës.

Byronë e Sigurimeve te Kosovës, gjatë tërë kohës e kanë përcjellë afera korruptive dhe keqmenaxhim financiar në ndërkohë që asnjëherë nuk ka arritur të ndërtojë dhe stabilizojë një piramidë menaxhuese, profesionale dhe të qëndrueshme

Qytetarët e Kosovës, pagues të rregullt të sigurimeve për veturat e tyre nuk mund dhe nuk duhet të penalizohen duke ua mbuluar humbjet kompanimeve të sigurimeve shkaku i 100.000 veturave të pasiguruara dhe të paregjistruara si dhe menaxhimit të keq të të hyrave sikur edhe në raste kur një kompani e sigurimeve shpallë falimentim fiktiv për ta vazhduar biznesin në një vend tjetër.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë e kundërshton rritjen e taksës për sigurim të automjeteve nga kompanitë e sigurimeve dhe përgjegjës kryesor për këtë e bën BQK-në e cila, në vend ta luaj rolin e rregullatorit të këtyre kompanive po bëhet pjesë e zhvatjes aktive të buxhetit të qytetarëve të Kosovës. Në shumë vende të botës nësë i keni dy vetura dhe të cilat nuk i përdorni çdo ditë, me një palë tabela mund të ngasni veturat duke i zhvendosur sipas nevojës, nga njëra veturë në tjetrën.

KMDLNj mendon se pikërisht ulja e çmimeve tarifore për sigurim dhe regjistrim të automjeteve mund të ndikojë shumë në zvogëlimin e numrit të 100.000 veturave të pasigurara dhe të paregjistruara. Rritja e paralajmëruar e tarifave nga kompanitë e sigurimeve, me pëlqimin diskriminues të BQK-së vetëm sa do ta rris numrin prej 100.000 automjeteve të pasiguruara dhe të paregjsitruara.

Mosrenditja e bashkëpunimit midis Byrosë së Sigurimeve të Kosovës dhe Policisë së Kosovës gjithashtu ndikon në rritjen e numrit të automjeteve të pasiguruara dhe të paregjistruara si dhe e betonon ndarjen thuaja legale në përqindje te tregut të kompanimeve te sigurimeve që pastaj e kanë lehtë të manipluojne me tarifa dhe çmimeve, gjithmonë në dëm të interesit të qytetarit të Kosoves si dhe diasporës.

KMDLNj e bënë përgjegjëse BQK-ë e cila, në vend se të mbrojë intreset e qytetarëve, bashkëpunon ngushtë me Kompanitë e Sigurimeve të cilat punojnë sipas sistemit të kartelit (marrëveshje të fshehta dhe ndarje e tregut në dëm të qytetarit) prandaj kërkon përgjegjësi nga BQK-së duke e ftuar publikisht Prokurorinë e  Shtetit të bëjë hetime për një vendim krejtësisht jotransparent që e ngarkon buxhetin e qytetarit, edhe ashtu të varfëruar.

KMDLNj pret dhe kërkon që Autoriteti i Konkurrencës të jetë më i vendosur në reagim ndaj këtij vendimi të padrejtë dhe diskriminues.

Qytetarët nuk mjaftojnë vetëm të ankohen në KMDLNj për këtë zhvatje por duhet të kërkojnë dhe mbrojnë të drejtat e tyre përmes demonstratave paqësore siç veprohet në të gjitha vendet demokratike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 dhjetor 2019 - Ambasada e Francës në Kosovë, në bashkëpunim me OJQ-në Grupi kosovar për  Avokim, organizon një konferencë me fokus dhunën në baza gjinore, kundër grave nga pakicat rome, ashkali dhe egjiptiane. (Aleanca Franceze në Prishtinë, ora 9:30)

- Open Data Kosovo së bashku me Zyrën e Bashkimit Evropian organizon sesionin me titull "Si mund teknologjia të promovoj qeverisje të mirë të institucioneve publike". (Shtëpia e Europes, ora 9:30)

- Ambasadori i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett, do të flasë në hapjen e Konferencës mbi Dezinformimin. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Këshillit Prokurorial do të bën lansimin e ndërlidhjes së sistemeve elektronike të Prokurorit të Shtetit, prokurorive dhe Policisë së Kosovës. (Salla e takimeve te Këshillit Prokurorial, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion organizon tryezë diskutimi lidhur me transparencen në financimin dhe në procesin e auditimit të partive politike, si qëndron Kosova në këtë aspekt?. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Avokati i Popullit do të publikoj udhërrëfyesin elektronik për të drejtat e njeriut. (Bibloteka Kombëtare, ora 10:00)

- Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës organizon konferencë për shtyp lidhur me situaten e krijuar dhe problemet qe ballafaqohet ky shërbim Emergjent, si dhe situata e krijuar e pa kjart dhe konfuze qe pritet ta percjell edhe ne vitin qe vjenë. (Lokalet e BSPK-es, ora 11-të) 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe në  Kompleksin Përkujtimor në Reçak. (Kompleksi Përkujtimor në Reçak, ora 11:30)

- Avokati i Popullit në bashkëpunim me shoqërinë civile në Kosovë për nder të shënimit të të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut organizon marshin me moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut”. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të mbajë konference për media. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 14:00)

- Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nënshkruan kontratat e para në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”, i financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. (Kabineti i Ministrit te Infrastrukturës dhe Transportit, ora 14:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion organizon tryezë diskutimi lidhur me amnistinë e korrupsinit të profilit të lartë - "sinjalizimet e padegjuara të korrupsionit nga drejtesia'. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Muzeu i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës "Gjenocidi XX, ta kujtojmë të kaluarën, ta ndërtojmë të ardhmen" me autor Enver Hoxha. (Muzeu i Kosovës, ora 16:00)