06 Korrik 2020

KDI publikon arsyet e vonesave te rrugëve Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë-Mitrovicë

Prishtinë, 13 nëntor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizon sot tryezën e diskutimit lidhur me dy projekte të mëdha të Ministrisë së Infrastrukturës siç janë, rehabilitimi i rrugës Prishtinë - Pejë dhe Prishtinë - Mitrovicë.

Gjatë kësaj tryeze do të bëhet edhe publikimi i hulumtimit mbi arsyet e vonesave në punime në këto dy rrugë, i titulluar “Rrugë pa fund”.

Janë berë me shumë së 12 vite që kur ka filluar rruga Prishtinë - Pejë dhe mbi 10 vite rruga Prishtinë - Mitroicë dhe as tani nuk është as për se afermi përfundimi i këtyre dy rrugëve.

Vonesat në ndërtimin e këtyre dy rrugëve kanë penguar shumë levizjen e qytetarëve, zhvillimin e bizneseve dhe kanë shkaktuar edhe shumë telashe tjera.

Për autostradën Prishtinë-Mitrovicë fondet arabe patën ndarë 56 milionë euro ndërsa për autostradën Prishtinë-Pejë ministria së bashku me BERZH kanë ndarë 200 milionë euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Korrik 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me zhvillimet e fundit me përhapjen e pandemisë dhe ndikimet në ekonomi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:30)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)


- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 15)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët e fshatrave Krushë e Madhe, Celinë, Nagavc për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Qendrës Rinore në fshatin Krushë e Madhe, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët e fshatrave Hoçë e Vogel dhe Brestoc për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i  Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Heronjtë e Kosovës” në fshatin Hoçë e Vogël, ora 20:00)