27 Nëntor 2022

Kastrati: Të shfrytëzohet nënkalimet nga qytetarët

Mitrovicë, 14 qershor - Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës gjatë një vizite që i kanë bërë vendpunishteve të ndryshme në qytet, ku janë duke u ndërtuar rrugë, kanalizime, trotuare etj, janë ndalur edhe tek nënkalimi i vetëm në këtë komunë që është rregulluar vitin e kaluar në afërsi të tunelit të Bairit.

 

Me këtë rast kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka thënë se ky nënkalim duhet të shfrytëzohet me tepër nga qytetarët e lagjeve afër, të cilët mund të shmangin rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë.

Kryetari Kastrati, ka apeluar që qytetarët të praktikojnë nënkalimin në mënyrë që të evitohen fatkeqësitë në trafik. “Të gjithë qytetarët që lëvizin këmbë në këtë mjedis, veçanërisht fëmijët duhet që të mësohen të lëvizin nëpër nënkalim, meqë në këtë mënyrë shmanget rreziku nga automjetet e shumta që lëvizin në magjistrale”. 

Ai ka potencuar se edhe prindërit, por edhe mësimdhënësit duhet t’ua sqarojnë fëmijëve dhe nxënësve rëndësinë e shfrytëzimit të nënkalimit. “Duke pasur parasysh ngarkesën e madhe të rrugëve me automjete, ky nënkalim në këtë lagje të dendur me popullatë ka qenë zgjidhja më praktike për të evituar rrezikun për këmbësorët dhe për fëmijët që duhet ta kalojnë magjistralen për të shkuar në shkollat e qytetit”.

Rëndësinë e këtij nënkalimi e ka theksuar edhe drejtori për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Rasim Veseli, sipas të cilit deri me tani këmbësorët nuk e kanë shfrytëzuar shumë këtë mundësi. Veseli tha se në atë vend ku është ndërtuar nënkalimi që është financuar nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, për çdo vit ka pasur fatkeqësi komunikacioni.

Ai sqaroi se të gjithë nxënësit në afërsi mësimet i zhvillojnë në shkollat në brendi të qytetit dhe atyre përditë u duhet që të kalojnë rrugën magjistrale. “Ka pasur shumë aksidente, disa prej tyre edhe me fatalitet në këtë pjesë të kësaj rruge, prandaj edhe është investuar që të rregullohet ky nënkalim për t’u mundësuar këmbësorëve lëvizje pa probleme.           

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)