27 Prill 2024

IPKO zbrit çmimet e telefonisë mobile

Prishtinë, 17 shtator - Që nga sot, (e premte), “Ipko”, ofron çmime edhe më të volitshme në telefoni mobile për të gjitha thirrjet brenda rrjetit dhe drejt operatorëve të tjerë mobil në Kosovë. Çmimet e zbritura për mesatarisht 50 për qind vlejnë për çdo ditë të javës. Oferta zgjat dy muaj nga koha e lansimit.

“Ipko” përsëri shpërblen konsumatorët e saj. Çdo ditë prej orës 20:00  në mbrëmje e deri në 08:00 në mëngjes, thirrjet brenda rrjetit mobil “Ipko” do të kushtojnë vetëm 3 cent në minutë (përfshirë telefoninë fikse IPKO dhe D3 Mobile), ndërsa gjatë këtij intervali kohor edhe thirrjet drejt operatorëve tjerë në Kosovë janë me çmime te zbritura, vetëm 8 cent për minutë.

Duke filluar nga 17 shtatori, të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile “Ipko” me parapagim si dhe ata të bizneseve me parapagim do të  mund të komunikojnë me çmimet e zbritura brenda dhe jashtë rrjetit mobil “Ipko”. në Kosovë, për mesatarisht 50 për qind më lirë. 

Tarifat me lirim fillojnë çdo ditë prej orës 20:00 në mbrëmje, deri në 08:00 në mëngjes, ndërsa konsumatorët nuk kanë nevojë për asnjë kod për aktivizimin e ofertës. Pas këtij intervali kohor, të gjitha thirrjet e bëra prej telefonisë mobile “Ipko”, tariforen me çmimet standarde. Oferta zgjat dy muaj nga koha e lansimit.

Oferta vlen për të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile “Ipko” në tërë territorin e Kosovës, pasi që kompania posedon rrjetin i cili mbulon me sinjal të telefonisë mobile 99.7 për qind të popullsisë në Kosovë, përkatësisht 98.5 për qind të territorit. Megjithatë, oferta nuk vlen për shfrytëzuesit që gjenden jashtë Kosovës.

Përveç përgjegjësisë dhe kontributit pozitiv që e jep në shoqëri, “Ipko” njihet edhe si njëra ndër kompanitë kryesore në Kosovë e cila gjithnjë ofron më shumë vlerë për konsumatorët e saj, në telefoni mobile, fikse, internet, dhe televizion digjital.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)