19 Prill 2024

IPKO për Bajram: SMS në Kosovë 1 cent, jashtë 5 cent

Prishtinë, 8 shtator - Me rastin e festës së Fiter Bajramit, IPKO ka vendosur që ti shpërblejë të gjithë konsumatorët e vet, duke e liruar çmimin për SMS lokal, me vetëm 1 cent drejt çdo operatori mobil në Kosovë, ndërsa dërgimi për një SMS ndërkombëtar do të jetë vetëm 5 cent.

Edhe gjatë kësaj feste, IPKO po e vazhdon praktikën e shpërblimit të konsumatorëve të saj përmes risive të këndshme dhe ofrimit të çmimeve më të volitshme për komunikim, e posaçërisht në rastet kur komunikimi mes konsumatorëve të saj është më i shpeshtë dhe më i domosdoshëm.

Për ditën e Fiter Bajramit (09 shtator 2010) për njëzet e katër orë rresht, dërgimi i urimeve, me SMS, tek familja, shokët dhe të afërmit, konsumatorëve të telefonisë mobile IPKO do t’i kushtoj vetëm 1 cent drejt të gjithë operatorëve mobil në Kosovë, ndërsa dërgimi i një SMS-i ndërkombëtar atyre do t’ju kushtoj 5 cent. Për festat zyrtare, të gjitha thirrjet brenda rrjetit IPKO janë me tarifë të ulët, 5 cent në minutë.

Si në çdo ditë tjetër të vitit, përdoruesit e telefonisë mobile IPKO do të mund të bëjnë thirrje ose të dërgojnë SMS nga çdo pjesë e territorit të Republikës së Kosovës, pasi që operatori mobil të cilin ata e përdorin ofron mbulueshmërinë dhe stabilitetin më të mirë të rrjetit në Kosovë.

IPKO në vazhdimësi kujdeset, që të gjithë konsumatorët e saj të përfitojnë nga çmimet e volitshme, kualiteti i shërbimeve dhe produktet inovative të cilat ofrohen nga kjo kompani.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)