26 Prill 2024

“Ipko” me oferta të reja për adhuruesit e sportit

Prishtinë, 2 gusht – Kompania “Ipko”, në bashkëpunim me “Digit-alb” kanë lansuar një ofertë të re për adhuruesit e sportit duke ua sjellë të gjitha ngjarjet sportive nga liga angleze, italiane, spanjolle dhe Liga e Kampionëve.

 Zëdhënësi i “Ipko-s”, Alban Kastrati tha se këto ngjarje sportive do t’i transmetojë “Ipko”, në bashkëpunimme “Digi-talb”
.
“Digi-talb dhe ‘Ipko’ kanë arritur që të sigurojnë një pjesë të madhe të të drejtave televizive sa i përket ngjarjeve sportiveme  me një çmim konkurrues për tregun e Kosovës”, tha Kastrati.

Sipas tij “Ipko” së shpejti do të dal edhe me ofertën HD (High Definition) për klientët e vetë.

“Janë dy pako të reja premium të cilat  ofrojnë çmime më të lira për kyçje në internet dhe në programe televizive të formatit  HD”, theksoi ai.

Kastrati tha se “Ipko” tash e tutje pakot Duo Premium dhe Pako Premium, me produkte të reja, do të mund të blihen edhe për periudhën gjashtëmujore.

Një risi për tregun e Kosovës që e sjellë “Ipko” është se nga viti 2011 do ta sjellë edhe ofertën  “Video On Demand”.

Ndërsa komentatori i sportit Andin Lokaj tha se përmes “Ipko-s” dhe në platformën SuperSportit, përveç futbollit dhe ligave evropiane, do të transmetohen edhe kampionatin botëror i basketbollit, garatë në formula një dhe shumë ngjarje të tjera.

“Nga ky vit do të kemi ligat më të mirë duke filluar me Premier Ligën e Anglisë Bundesliga gjermane, kampionatin botëror të basketbollit, kampionati italian Serie A, pastaj Kupa e Spanjës, kampionati i Holandës dhe kampionati i Portugalisë; Liga e Kampionëve që është evenimenti kryesor në Evropë, si dhe Liga e Evropës”, tha Lokaj.


Elhami Ismajli  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)