28 Mars 2024

IPKO lanson projektë për kampionatin botëror 2010

Prishtinë, 11 qershor - Me produktin e ri IPKO SMS Rezultatet të dedikuar posaçërisht për Kampionatin Botëror, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO do të informohen të parët, për çdo gol, lojë, radhitje tabelare dhe shumëçka tjetër që ka të bëjë me ngjarjen më të madhe sportive të vitit në botë.

 Edhe nëse nuk mund të jenë të pranishëm në ngjarjen më të madhe të futbollit në botë, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO do të mund të ndjejnë ethet e futbollit në Kampionatin Botëror, përmes informimit në kohë reale, për çdo gol, lojë apo skuadër që ata duan të shohin.

Konsumatorët e telefonisë mobile IPKO, të cilët i përcjellin ndeshjet e Kampionatit Botëror, do të kenë mundësinë të informohen me SMS nga operatori, për çdo gol të shënuar, në çdo pjesë-lojë, të marrin njoftimet e rezultateve momentale, si dhe të përcjellin radhitjen e secilës kombëtare brenda grupeve, duke u abonuar në ndonjërin nga shërbimet e zgjedhura.

Adhuruesit e futbollit të cilët abonohen në shërbimet me fjalët kyçe “loja” ose “gol”, do të njoftohen për çdo gol, golashënues dhe rezultat, çoftë në pjesë-lojën e parë ose të dytë të ndeshjes, gjatë tërë Kampionatit Botëror – Afrika e Jugut 2010.

Ndërsa, fansat e skuadrave specifike të cilët janë të zënë dhe dëshirojnë të informohen vetëm për rezultatet e një dite të caktuar apo gjendjen tabelare brenda një grupi, duhet të dërgojnë SMS me fjalët kyçe “sot” ose “grupiA” e deri në “grupiH” për të kuptuar gjithçka që ndodh me kombëtaren e tyre të preferuar.

Konsumatorët e telefonisë mobile IPKO, të cilët dërgojnë SMS në shërbimet “sot” ose në “grupiA” e deri në “grupiH” ngarkohen me 10 cent për SMS, ndërsa aktivizimi i shërbimeve “gol” ose “loja” gjatë gjithë kampionatit kushton 2 euro.

IPKO, së bashku me të gjithë konsumatorët e saj do të  festojnë për çdo ndeshje futbolli gjatë Kampionatit Botëror – Afrika e Jugut 2010, i cili kësaj radhe do të  jetë shumë më interaktiv dhe më direkt, përmes produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga telefonia mobile. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)