29 Mars 2024

IPKO dhuron 12 mijë euro fondacionit për nëna dhe foshnja

Prishtinë, 2 mars – Nga muaji maj i këtij viti, Reparti i Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, do të pajiset me sistemin e ri të oksigjenit i cili do t’i mbrojë jetët e foshnjave të porsalindura, e posaçërisht të atyre që lindin para kohe.

IPKO ka dhënë rreth 12 mijë euro, nga të hyrat e realizuara më 17 shkurt, për Fondacionin i cili mbron jetët e nënave dhe foshnjave në Kosovë.

Në konferencën për media e cila u mbajt sot, Fondacioni për Nëna dhe Foshnja të Shëndetshme ka pranuar çekun me 11,924.22 euro nga Artan Balaj, konsumator i telefonisë mobile IPKO i cili ka dërguar 257 SMS në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt.

Të hyrat e mbledhura më 17 shkurt, kompania IPKO i ka dhënë për Fondacionin për Nëna dhe Foshnja të Shëndetshme, i cili ka arritur që ti grumbullojë fondet e nevojshme për blerjen e sistemit të ri të oksigjenit në Njësinë Intensive të Neonatologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjatë njëzet e katër orëve të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO kanë dërguar afër gjysmë milioni SMS, nga pako të ndryshme të cilat ata përdorin, duke përfshirë edhe konsumatorët e shërbimit roaming.

Tash e sa vite, kompania IPKO është e përfshirë në projekte të përgjegjësisë sociale, të cilat në vazhdimësi e rrisin kontributin e saj në zhvillimin e kulturës, artit, sportit, rinisë dhe aktivitete humanitare në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)