23 Prill 2024

IPKO dhe Digitalb lansojnë televizionin high-definition

Prishtinë, 22 dhjetor - Edhe një arsye për të gëzuar festat e fundvitit. Digitalb dhe IPKO sjellin teknologjinë e fundit të televizionit edhe në Kosovë, përmes gjashtë kanaleve të reja High Definition (HD), të cilat do ta ndryshojnë përmbajtjen dhe kualitetin  e teknologjisë televizive, njëherë dhe përgjithmonë.

Familjet kosovare të cilat tashmë e posedojnë televizorin HD ose HD Ready, do të mund të shijojnë kualitetin maksimal televiziv përmes kanaleve HD të Digitalb, që sjellin përmbajtjen më të mirë të sportit, dokumentarëve dhe serialeve, filmave të çdo zhanri, koncerteve direkte etj. Dhe gjithçka shqip ose e titruar në shqip.

Premium HD është pako e cila përmban 98 kanale (mbi 84 TV kanale të pakos aktuale Premium, përfshirë edhe tetë kanalet e Supersport dhe të gjitha kanalet e reja në formatin HD).

Ndërsa, DUO Premium HD përfshin të gjitha kanalet e pakos Premium, kanalet në formatin HD, si dhe lidhje të Internetit 1 Mpbs, për dy kompjuterë.

Në anën tjetër, TRIO Premium HD përmban të gjitha kanalet e pakos Premium, kanalet HD, lidhje për 2 kompjuterë me nga 2 Mbps shpejtësi të internetit, si dhe telefoninë fikse me çmimet më të lira për thirrje ndërkombëtare, plus 10 € mbushje. Pakot e televizionit digjital me formatin e ri HD mund të blihen për periudhë kohore gjashtë ose 12 mujore.

Çmimi për resiverin digjital HD varet prej pakos së abonimit. Të gjithë konsumatorët ekzistues të cilët e kthejnë resiverin e vjetër fitojnë një zbritje prej 20 Eurove, për resiverin e ri digjital HD.

Televizioni kabllor digjital i ofruar nga kompania IPKO dhe Digitalb mbetet oferta më atraktive televizive  në treg, sa i përket fotografisë, zërit, kanaleve, përmbajtjes ekskluzive, fuqisë së sinjalit, dhe risive që ajo sjell për shikuesit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)