06 Dhjetor 2022

IPKO, 12 mijë euro për nëna dhe foshnja të shëndetshme

Prishtinë, 18 shkurt - Për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kompania IPKO ka dhënë rreth 12 mijë euro të hyra nga komunikimi me SMS. Të hyrat e saj, IPKO do t’i jap për Fondacionin i cili mbron jetët e nënave dhe foshnjave të porsalindura kosovare.

Prishtinë,  18 shkurt 2010 – Në përvjetorin e dytë të Pavarësisë së Kosovës, kompania IPKO ka kontribuar me rreth 12 mijë euro për shëndetin dhe mirëqenien e foshnjave të porsalindura në Kosovë. 

Të hyrat e mbledhura më 17 shkurt, kompania IPKO do t’i jap për Fondacionin për Nëna dhe Foshnja të Shëndetshme, i cili vazhdimisht është duke grumbulluar fonde për blerjen e sistemit të ri të oksigjenit në Njësinë Intensive të Neonatologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. 

Sistemi i ri i oksigjenit i cili do të  instalohet nga kompania Dräger Medical, është më se i nevojshëm për  t’i mbrojtur foshnjat në Njësinë Intensive të Neonatologjisë, ndërsa do t’i zvogëlojë edhe komplikimet tjera shëndetësore me të cilat ballafaqohen foshnjat e porsalindura, e posaçërisht ato që lindin para kohe.

Nga qindra mija SMS të dërguar më 17 shkurt, kompania IPKO ka grumbulluar saktësisht 11,924.22 euro, ndërsa të gjitha të hyrat e mbledhura në këtë ditë, IPKO do t’i jap për të mbrojtur jetët foshnjave të porsalindura në vend. 

Gjatë njëzet e katër orëve të  17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO kanë dërguar afër gjysmë milioni SMS, nga pako të ndryshme të cilat ata përdorin, duke përfshirë edhe konsumatorët e shërbimit roaming. 

Tash e sa vite, kompania IPKO është e përfshirë në projekte të përgjegjësisë sociale, të cilat në vazhdimësi e rrisin kontributin e saj në zhvillimin e kulturës, artit, sportit, rinisë dhe aktivitete humanitare në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)